Forcat Speciale shqiptare treguan aftësi në pjesëmarrjen e operacioneve speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë

16 Nëntor 2019, 10:17
  • Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku ka bërë të ditur se për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.

    Xhaçka ka theksuar se këta avionë kanë përdorur bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.