Forcat xheneire shpërthejnë pakon me eksploziv, sekuestrohen pamjet e zonës

13 Tetor 2020, 22:50

Pasi kanë mbërritur në vendngjarje forcat xheneire kanë zbuluar se pakoja e dyshimtë në të vërtetë kishte lëndë eksplozive.

Sipas informacioneve për Report Tv,  forcat xheneire kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar eksplozivin. akoma nuk dihet se me çfarë qëllimi ishte vendosur ajo pako pranë pallatit të Kulturës në Vlorë dhe nëse kishte si qëllim të lëndonte ndonjë person në veçanti. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë përreth vendit të ngjarjes për të parë nëse është kapur në pamjet e tyre ndonjë person i dyshimtë, që mund të ketë lënë pakon aty.