Forcohen valutat, euro shitet me 133 lekë

29 Mars 2020, 12:14 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 18:25:00

Monedha kombëtare lekë po zhvlerësohet çdo ditë e më shumë. Me përhapjen e Gripit te ri monedhat e huaja kanë njohur një rritje të vazhdueshme, duke arritur në vlera tepër të larta. Sot një euro po shitet në tregun valutor me 132 apo 133 lekë, ndërsa po blihet nga tregtarët mbi 128 lekë. Këtë të diele një qytetarë mund të shesë valutat e tij në euro për më shumë se 128 lekë, vlerë që është në rritje prej më shumë se 10 ditës.