Foto dhe dokumente ekskluzive/ Dritë-Hijet e rrëmbimit të Jan 'Dod' Prengës

24 Shkurt 2020, 17:54

Ky është Portsmuthi që për nga madhësia renditet si porti i dytë më i rëndësishëm i Anglisë. Në këtë port, çdo ditë shkarkohen qindra kontejnerë me mallra të ndryshëm që vijnë me anije nga vendet e Amerikës Latine, përfshirë këtu dhe Ekuadorin.

Kjo është Kamza, një bashki prej 2550 kilometra larg Portsmuthi. Këtu jetojnë mbi 126.000 banorë dhe këtu punon një njeri që quhet Jan Prenga, 42 vjec, babai i 5 fëmijëve, me profesion marangoz.