Foto duke konsumuar kokainë? Kryebashkiaku Alla mbyll telefonin, refuzon të sqarojë

22 Janar 2020, 13:09 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 15:14:42

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji denoncoi sot se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është filmuar ndërsa konsumon kokainë. Alla është zgjedhur nga radhët e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. "Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike" deklaroi Salianji. Report Tv tentoi që të kontaktonte me kryebashkiakun e Bulqizës për të marrë versionin e tij lidhur me denoncimin nga Partia Demokratike, por Lefter Alla nuk pranoi që të sqaronte duke mbyllur telefonin.

Deklarata e plotë e PD-së
Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.   

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.