FOTO/ Mashtrimi i Bashës: Thotë se po zhvillon takim me studentët, por në fakt ata janë militantë të PD

2 Nëntor 2020, 15:46

Lulzim Basha nuk heq dot dorë nga gënjeshtrat. Siç i thoshte Jozefina Topalli, “ai gënjen edhe kur e pyet për orën”. Sot, Basha në facebook shkruante se po zhvillonte “Takim me studentë e studentë në Qytetin Studenti në ditën që duhej të ishin në auditorët e Universitetit si dita e parë e vitit akademik.”