Fouristrada përplas motorin në superstradën Lezhë-Shkodër, i aksidentuari te Trauma në Tiranë

3 Korrik 2020, 14:38

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër afër fshatit Balldre ku të përfshira janë një mjet tip 'fouristradë' Porche, i cili ka përplasur një person që po lëvizte me motor. Si pasojë e aksidentit mësohet është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe për pasojë edhe lëndimet kanë qenë të ngjashme.Ndërkohë për shkak të rrëmujës së shkaktuar në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër. Rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.