Fragment nga intervista për gazetarin Artan Hoxha/ Klement Balili: Pse vendosa të dorëzohem tani

15 Janar 2019, 21:45

Në emisionin "Repolitix" në "Report Tv", është publikuar një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha. I ashtuquajturi "Eskobari i Ballkanit" ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas 2 vitesh e gjysmë në arrati. Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA. "Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheva se nuk kishte prova. Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura për mua. Nga ai moment mora një njoftim se ka ardhur dokumentacioni për gjykuar se çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment unë jam i gatshëm të përgjigjem".

Intervista e plotë me Klement Balilin do transmetohet nesër në emisionin "Repolitix" në orën 20:30.