Franca e ka dënuar 30 vite! Gjykata 'kyç' pa afat kushëririn e 'Escobarit të Evropës', turku: Më lironi

21 Janar 2020, 17:26

TIRANE-Gjykata Penale ka vendosur që turku Faruk Baybašin, i arrestuar në datë 24 dhjetor të vitit të kaluar të vijojë që të qëndrojë në qeli pa afat. Masa e parë se sigurisë prej 40 ditëve që ishte vendosur në dhjetor me qëllim ekstradimin drejt Francës përfundonte sot dhe avokati kërkoi shuarjen e lirimin e tij. 

Por duke qenë se kërkesa për ekstradimin e tij është në gjykim, prokuroria kërkoi zgjatjen e qëndrimit të tij në burg pa afat, që është pranuar nga gjykata. Prokuroria kërkon ekstradimin e turkut, pasi ai është dënuar në Francë me 30 vite burg. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia, përmes Spanjës në Francë.