KORÇË - Forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Rajonit është i mirëpritur për Francën, u shpreh ambasadorja Christine Vasac nga Korça duke dhënë komentin e parë për projektin e Shengenit Ballkanik që sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor mori mbështetjen Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës e Serbisë. Por duke komentuar takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të këtyre shteteve të Rajonit në Ohër, kryediplomatja franceze tha se duhen pritur vendimet që do të merren për të dhënë një koment më të plotë.
“Takimi i tyre vazhdon. Nuk mund të kesh një opinion për diçka të cilën nuk e ke të qartë çfarë është çfarë është. Analizën mund ta bëjmë vetëm pasi të konsultojmë vendimet që merren dhe situata të jetë qetësuar. Sidoqoftë forcimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit është gjithmonë i mirëpritur. Mendoj që ky është frymëzimi i bisedimeve të sotme. Ka qenë një mënyrë e caktuar duke folur për një mini shengen. Do t'ju kujtoja që kodi i shengen është shumë i gjerë dhe i përbërë nga qindra faqe. Besoj se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Sidoqoftë nuk ka pse t'i kundërvihemi rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE kundër një iniciative rajonale që për ne është e mirëpritur”, deklaroi ambasadorja franceze sot nga qyteti i Korçës.