Franca, shteti i parë evropian që ka dy milionë raste me Covid-19, e katërta në botë

18 Nëntor 2020, 15:16

Franca është bërë vendi i parë në Evropë që ka dy milionë raste të konfirmuara të Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë i katërti shtet në botë për nga numri i infektimeve pas SHBA, Indisë dhe Brazilit.

Ndërkohë që sa i përket numrit të të vdekurve ajo renditet e treta me 46,273  viktima, pas Italisë që rendita e dyta me 46,464 dhe Mbretërisë së Bashkuar me 52,745.