Francë, java e pestë e protestave, 'Jelekë-verdhët' kundër qeverisjes së Macron

15 Dhjetor 2018, 18:27 | Përditesimi i fundit: 2018-12-15 18:28:20

Mijëra efektivë policie janë duke qëndruar në Paris për të mbajtur nën kontroll protestën e radhës të "jelekëverdhëve", duke shënuar kështu pesë javë të protestave të pandërprera kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron. Disa qindra protestues kanë marshuar pranë Harkut të Triumfit, ku kishte një numër të lartë forcash policie.

Qeveria u ka bërë thirrje "jelekëverdhëve" që të mos dalin në rrugë të protestojnë, pas sulmit që ndodhi më 11 dhjetor në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Strasburgut. Përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në këtë qytet.