Francë, luftë kundër ekstremizmit, 76 xhami rrezikojnë të mbyllen

3 Dhjetor 2020, 15:37

76 xhami në Francë do ti nënshtrohen një inspektimi të paprecedent dhe mund të rrezikojnë të mbyllen në atë që konsiderohet si një nga operacionet më masive dhe më të jashtëzakonshme në vende për të luftuar separatizmin, deklaroi ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin.  

16 prej tyre ndodhen në Paris dhe 60 në të gjithë pjesën tjetër të vendit, për 18 nga ato ministri premtoi ndërhyrje të menjëhershme.

Në një postim në Twitter, Darmain shkruan se si rezultat i këtij aksion disa xhami edhe mund të mbyllen.

“76 xhami dyshohen për separatizëm. Në ditët në vijim, do të kryhen kontrolle në këto vende të kultit . Nëse vërtetohen këto dyshime, unë do të kërkoj mbylljen e tyre,” tha Darmanain.

Ministri francez theksoi se në saj të masave marra kundër radikalizmit,  231 emigrantë të paligjshëm janë dëbuar  ose janë arrestuar me akuzën e radikalizmit.

Njoftimi vjen disa ditë para se Këshilli i Ministrave të shqyrtojë projektligjin "përforcimi i parimeve republikane" i cili synon të luftojë kundër "separatizmit" dhe islamizmit radikal.

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron u është përgjigjur disa sulmeve vdekjeprurëse islamike në javët e fundit me një premtim për të goditur atë që disa zyrtarë publikë e kanë cilësuar se armiku është brenda.