Francë/ Protestat vazhdojnë, ministrat e qeverisë 'Filippe': Po kontrollohen nga qytetarë 'ultra të dhunshëm'

8 Dhjetor 2018, 19:39

Rreth 5000 persona u mblodhën në qendër të Parisit sot, ndërsa sipas mediave të huaja 272 persona janë të arrestuar për shkak të asaj që ka ndodhur javën e kaluar. 8000 mijë policë dhe 12 automjete të blinduara kanë zbarkuar sot në Paris, ndërsa në të gjithë vendin janë më shumë se 90.000 forca policie.

Ministrat e qeverisë “Felippe” janë shprehur nëpër intervista televizive se ajo që nisi si një protestë antiqeveritare, tashmë po kontrollohet nga protestues “ultra-të dhunshëm”. Policia sot përdori gaz-lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën edhe predha të rrezikshme, të cilat nëse do të shpërthenin do të kishin pasoja të rënda për qytetin. Ndërsa vet kryeministri i vendit, Eduard Felippe deklaroi dje gjatë një interviste televizive se ajo që po ndodh nuk është protestë, por përpjekje për të shkaktuar trazira.