Francë, shembet ura, 1 i vdekur dhe 9 të zhdukur

18 Nëntor 2019, 13:47

Në Francë, sot në orët e para të mëngjesit, si pasojë e motit të keq një urë që lidh qytetet e Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres është shembur duke shkaktuar vdekjen e një adoleshenti ndërsa 9 të tjerë janë shpallur të zhdukur.

7 personat e shpallur të zhdukur, në momentin e shembjes së urës ndodheshin hipur në një kamion kurse dy të tjerë, prindër të viktimës, ndodheshin në një makinë të vogël bashkë me adoleshentin që humbi jetën.

Incidenti i rëndë ndodhi rreth 30 km larg nga qyteti i Toulouse.

Ura e shembur është 150 metra e gjatë dhe ka një kufi peshe.

Më shumë se 60 punonjës të emergjencës ndodhen ne vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.