Francë/ U plagos gjatë ngjitjes së malit, skiatori shpëtohet në mënyrë spektakolare

9 Janar 2019, 16:20

FRANCË-Një skiator i plagosur, pjesë e një grupi sportistësh britanikë, është shpëtuar në mënyrë spektakolare nga një helikopter i policisë franceze.

Gjatë një ekspedite të ndërmarrë më datë 2 janar nga grupi i skiatorëve me përvojë, njëri prej tyre, i quajtur Bruno, plagosi gjurin gjatë ngjitjes së malit Giffre të rajonit Haute-Savoie të Alpeve, që është 7,400 metra mbi nivelin e detit.

Pavarësisht reshjes së dendur të dëborës e erës së fortë, helikopteri i policisë franceze u drejtua me fytyrë nga mali i pjerrët dhe nga një largësi tejet e vogël ka zbarkuar ekipin e shpëtimit.

Pak çaste më vonë, helikopteri me të njëjtën manovër gati surreale është rikthyer dhe duke u mbështetur në njërën anë të malit, ka ngarkuar në të ekipin e skiatorin e plagosur.