Francë, zjarr i madh në një uzinë kimike në Rouen, autoritetet: Qëndroni në shtëpi

26 Shtator 2019, 09:59

Një zjarr i madh shpërtheu pak para orës 3 të mëngjesit në një ndërtesë në uzinën Lubrizol në Rouen, 135 kilometra larg Parisit, e cila prodhon aditivë lubrifikues.

Ende nuk ka raportime për shkaqet që kanë shkaktuar flakët të cilat, janë të dukshme nga milje larg

Mbi 130 zjarrfikës dhe një kordon sigurie ka izoluar po gjithë zonën përreth impiantit.

Një perimetër prej 500 metrash rreth uzinës është evakuuar.

Në rrjetet sociale, dëshmitarët pretendojnë se kanë dëgjuar disa shpërthime përpara se flakët të përpinin Lubrizol-in.

Zjarrfikësve u është dashur të kërkojnë përforcime nga departamentet e tjera ndërsa zjarri ende nuk është shuar.

Banorët e dymbëdhjetë bashkive, përfshirë Rouen, janë njoftuar të qëndrojnë në shtëpi dhe me urdhër të prefekturës  shkollat janë mbyllur.

Sipas specialistëve ende nuk bëhet fjalë për ndonjë toksicitet akut.

    No videos found.