Frika nga COVID/ Ulet numri i urgjencave pediatrike në QSUT! Prindërit: Nuk kemi ç'bëjmë, mundohemi të marrim masat!

22 Tetor 2020, 18:49

Frika nga covid-19 ka ulur numrin e urgjencave në pediatrinë e QSUT-së. Nga 400 urgjenca në ditë vitet e kaluara, këtë vit paraqiten vetëm 100 fëmijë. Ndërsa në pavjonin COVID janë  4 fëmijë të shtruar për shkak të koronavirusit.