Frika nga një atentat, Aleksandër Sadikajt iu gjet në shtëpi jelek anti-plumb dhe fishekë!

13 Qershor 2022, 14:47

Policia ka gjetur në banesën e Aleksandër Sadikajt në Sauk një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis. Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë të cilën 27-vjeçari e mbante me vete, janë ngritur dyshime te forta se i riu i druhej ndonjë atentati.