Frika për bebet i rrezikon jetën grave shtatzëna nga COVID! Mjekja: Në rastet e rënda të përdoren antibiotikët!

12 Mars 2021, 16:49

Ndryshe nga fillimi i pandemisë pas një viti raportohen më shumë shtatzëna të prekur me COVID-19.  Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj tregon se më shumë se 100 gra shtatzëna u prekën nga virusi.

“Nënat të cilat janë në pritje të një fëmije kanë imunitet më të ulët sesa një nënë apo një grua që nuk është  shtatzënë. Pra vet gjendja e shtatzënisë e ulë imunitetin, jo në të gjitha rastet por e ulë imunitetin. Prekja nga COVID-19 në të tilla raste me një tendencë për ulje të imunitetit siç mund të jenë sëmundjet kronike apo gjendje të një shtatzënie pak të komplikuar ose jo të komplikuar mund të bëjnë që situata të rëndohet  nga prekja e COVID-19”-u shpreh drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Por frika e përdorimi të ilaçeve ka shkaktuar gjatë pandemisë përkeqësime të gjendjes së nënave. Demaliaj megjithëse thotë se nuk duhet abuzuar, porosit që antibiotikët duhet të përdoren në raste të domosdoshme.