Frika për dështim në Europë, Tirana mbërrin që të hënën në Bosnje! Trajneri i Zrinjskit: Kujdes nga skuadra shqiptare

26 Korrik 2022, 17:19

Tirana ka udhëtuar që të hënën në Bosnje për të përgatitur sa më mirë sfidën e kthimit kundër Zrinjskit në Conference League. Bardheblutë synojnë përmbysjen, ndërsa trajneri i skuadrës nga Mostari thotë se duhet shumë kujdes pavarësisht fitores 0-1 një javë më parë në kryeqytetin shqiptar.