Frikë nga dëshmia e Muzin? Ristani: Duhet të ishte thirrur, por tani dosja u mbyll

12 Nëntor 2019, 22:18

Arben Ristani deklaroi mbrëmjen e sotme në Repolitix se Muzin duhet të ishte thirrur si dëshmitar, por i akuzoi prokurorët si të papërgjegjshëm dhe marioneta të Edi Ramës. "Drejtësia jona ta thërriste si dëshmitar apo të çonte një letër-porosi. Kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kanë thirrur. Mua më thoshin akuzohesh për falsifikim me mosveprim, prokurorët thanë 'ne kështu e menduam".

Por në momentin që u pyet nëse u trembet deklaratave të Muzin nëse do të thirret si dëshmitar, ai tha se tani cështja është mbyllur. "Nga ana tjetër cështja është mbyllur, por të ishte për t'u marrë Muzin do të ishte marrë. Cështja sot zyrtarisht është e mbyllur, cështja është në gjyq.

Prokuroria ka mbyllur hetimet me dokument. Në këtë koment që flasim kjo është e mbyllur. Në këto kushte nuk ka shanse. Nuk kam trembje personale, unë nuk kam të bëj me këtë cështje fare nuk kam në asnjë moment në karrierën time personale, jo për këtë por për asnjë që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje parash" tha ai.