Frikë nga pandemia, shqiptarët mbyllin lekët në bankë, BSH: Në fund të shtatorit 8.7 mld euro

31 Tetor 2020, 16:48

Pandemia dhe pasiguria për të ardhmen kanë trembur qytetarët shqiptar, të cilët po heqin dorë nga investimet dhe kanë kycur paratë nëpër banka. Në fund të shtatorit depozitat arritën në 8.7 miliardë euro, ose rreth 528 milionë euro më shumë se në shtator të 2019. Ekspertët thonë se kjo tendencë kursimi do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë.