'Frikë nuk kam, ajo ishte me tumor.' Banorët pranë 52-vjeçares që ndërroi jetë dje në Vlorë: Burrin nuk e kemi parë që prej 8 marsit

28 Mars 2020, 11:28

Të mërkurën në mbrëmje fatkeqësisht një 52-vjeçare nga Vlora ndërroi jetë në spitalin infektiv ku ishte e shtruar prej katër ditësh. Gjendja e gruas që jetonte në fshatin Poro dy ditët e fundit u përkeqësua shumë, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave nga ky virus i tmerrshëm. Siç bëhet me dije ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa pak kohë më parë kishte ardhur nga Italia.