Frizerja që krijon vepra të pabesueshme artistike me flokët e kuajve

26 Prill 2019, 12:48

Melody Hames, 32 vjeçarja nga Mançester-i, është bërë e njohur në mbarë botën si e vetmja frizere që fal pasionit për artin dhe dizajnin, stilizon vepra të pabesueshme artistike me flokët e kuajve. Melodi ka sfiduar status quo-në e qethjes së kuajve. Ajo ka ndryshuar metodat tradicionale duke përdorur qasjen e vet unikale, të cilin e ka nisur së ushtruari që në moshën 9 vjeçare. 20 vjet më vonë ajo u bë frizerja e parë e kuajve në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar aftësitë e saj krijuese, edukuese dhe trajnuese.

“Aftësitë në kalërim, njohuritë e mbarështimit, pasioni për artin dhe dizajnin, më kanë ndihmuar të identifikojë mënyra të reja, të sigurta  efektive dhe krijuese në qethjen e kuajve” - shprehet Hames.

Melody  ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën dhe e ka gjetur veten  në mjaftë publikime televizive, përfshirë CNN.