FRPD dhe LRI marshim me fëmijë kundër përdorimit të gazit lotsjellës në protedtë

17 Mars 2019, 15:50

24 orë pas protestës opozita ka zhvilluat dhe ditën e sotme një protestë paqësore dhe simbolike kundër gazit të përdorur ditën e djeshme në protestë, përpara ambienteve të parlamentit. Të rinjtë e FRPD dhe të LRI kanë dalë në një marshim paqësor kundër përdorimit të gazit lotsjellës.

Të kapur dorë për dore të rinjtë kanë ecur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke u ndaluar për disa momente edhe para Ministrisë së Brendshme. Ata mbanin me vetë edhe kundragaz, në shenjë protestë kundër përdorimit të gazit gjatë protestave.

Kanë qenë fëmijë të cilët kanë vendosur maska anti-gaz përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme, duke kundërshtuar përdorimin e tij gjatë protestave të opozitës së bashkuar.