'Futja e duarve’ apo ndërhyrja në gazetën Rilindja Demokratikë në vitin 1991 nga Sali Berisha ka ndërprerë njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet e tij me Frrok Çupin. Në një intervistë për Report Tv, analisti Frrok Çupi tha se ai si gazetar nuk do të lejonte kurrë që Berisha të ndërhynte në gazetë dhe i ishte betuar që do të ndalonte me sa mundësi kishte të gjithë pikëpamjet diktatoriale të Berishës.
Nga ana tjetër, shprehet Çupi, Sali Berisha nuk la asgjë pa i bërë, që nga përndjekje fizike, kërcënimet me jetë dhe familjare deri te largimet nga vendi, futjet në burg etj, aq sa Çupi shprehet se i është dashur të marrë garanci për jetën e tij nga ambasada e SHBA dhe Brukseli. Çupi shprehet se shyqyr që është ende gjallë pasi Berisha nuk la gjë pa i bërë me çdo lloj përndjekje.
