'Fruta të freskëta në shkollë' tashmë edhe në Korçë, Peleshi: Projekt modest por me një mesazh të madh

24 Nëntor 2018, 20:57

Projekti “Fruta të freskëta në shkollë” shtrihet edhe në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë një vizite në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali”.

Ky projekt i Ministrisë së Bujqësisë ka gjetur mbështetje nga donatorë dhe subjekte të ndryshme në bashkëpunim me bashkitë e vendit. Ministri Peleshi është shprehur shumë i kënaqur si dhe theksoi shtrirje të projektit në të gjithë Shqipërinë.

Jemi duke e shtrirë projektin me të paktën 2-3 shkolla në çdo qytet. Është projekt modest por ka një mesazh shumë të madh. I adresohet shëndetit të shoqërisë në radhë të parë që padyshim duhet të fillojë nga fëmijët. Ata janë pjesa më e ndjeshme ku edhe ia vlen të investosh pasi janë e ardhmja. 

Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural