Fryhet lumi Shkumbin, rrezikon të dalë nga shtrati

10 Janar 2021, 08:35 | Përditesimi: 10 Janar 2021, 08:35

Reshjet e dendura të shiut në Elbasan gjatë natës kanë fryrë lumin e Shkumbinit duke rrezikuar që të dalë nga shtrati. Lumi është fryrë në pikat e tij maksimale nga prurjet e shumta të ujit, duke bërë që situata të jetë serioze.

Edhe përroi i Zaranikës është fryrë dhe rrezikon gjithashtu të dalë nga shtatit. Dalja e tyre nga shtati mund të sjellë përmbytjen e tokave rreth tyre.

b.ha./Shqiptarja.com