Fshati Lumas në Kuçovë i harruar

13 Shkurt 2019, 19:19

Mungesa e infrastrukturës ka bërë që banorët e fshatit Lumas, pjesë e Bashkisë së Kuçovës të hasin vështirësi për të qarkulluar në të përditshmen e tyre.

Fshati përshkohet nga një përrua që në rast rreshjesh intensive bëhet i rrezikshëm për tu kaluar, në mungesë të një ure. Mungesa e kësaj ure prej vitesh është bërë problem tek instancat shtetërore, por deri tanuk është marrë asnjë masë.

Banorët e fshatit Lumas thonë se ndihen të harruar, për ta shteti kujtohet vetëm në kohë votimesh.

Problematika e investimeve ndër vite është lidhur këtu me mungesën e fondeve nga ish komuna, ndërkohë që me të njëjtën situatë po përballet sot dhe Bashkia e Kuçovës.