Fshati SOS dhe projekti për familjet kujdestare, i ftuar menaxheri Saimir Bakalli

25 Dhjetor 2019, 15:37

Një projekt ambicioz i fshatit SOS ka qenë edhe ai i 'familjes kujdestare' nën moton: 'Bëhu familja ime'. Ky projekt synon që fëmijët pa kujdes prindëror të merren në kujdestari nga njerëz me apo pa lidhje gjaku me ta, status që zgjat derisa fëmija të mbushë 18 vjeç. I ftuar në 'Rreze Dielli" Saimir Bakalli, Menaxher Projekti thotë se ka njerëz që e kanë përqafuar këtë nismë sa të rëndësishme, aq edhe të domosdoshme. Ai thotë se qëllimi është t'i krijojmë fëmijëve mundësinë për të patur një familje të vërtetë.