Fshatrat e Korçës 'urë kalimi' për emigrantët, Banorët: Na dhimbsen, kujtojmë veten kur iknim në Greqi

5 Mars 2020, 19:44

Përgjatë muajve të fundit numri i emigranteve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme në përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht pranë pikës doganore të Kapshticës është rritur ndjeshëm. Fshatrat që këta emigrantë përdorin më tepër si urë kalimi për të hyrë në Shqipëri janë Tresteniku, Verniku, Poncara dhe kohët e fundit edhe fshati Arrëz. Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se hasin shpesh emigrantë, të cilët shumë herë janë të lodhur nga ecja në këmbë midis tyre edhe nëna me foshnja në krahë, edhe pse banorët kanë dëshirën e mirë për t'i ndihmuar duke kujtuar edhe veten e tyre si emigrantë ,jo të gjithë guxojnë t'i ofrojnë ndihmë prej frikës së policisë.