Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi doli ditën e sotme nga foltorja e selisë blu për të kërkuar edhe një herë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun.
Për PD, kryeministri Edi Rama duhet të kishte shkarkuar në mënyrë të menjëhershme Kajmakun, sapo prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar në Greqi në janar të 2003 si dhe më pas nën hetim nga autoritet greke.Ish-deputetja Çupi deklaroi se “qëndrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral.”