FSHF hap hetim për përmbysjen e çuditshme të Bylisit ndaj Tiranës, i kërkon ndihmë kompanisë që dënoi Skënderbeun

3 Korrik 2020, 16:43

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një reagimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se nëpërmjet komisionit të Etikës ka nisur një hetim për ndeshjen Bylis-Tirana, e zhvilluar të enjten dhe e përfunduar me shifrat 2-1. Kjo për shkak se pjesa e parë u mbyll 0-1 për Tiranën dhe në të dytën pati një zbehje të çuditshmë në lojë, ndërkohë që kompanitë e basteve mbanin koeficiente favorizuese për Bylisin edhe pse ishte duke humbur.

FSHF i ka kërkuar ndihmë UEFA-s për këtë çështje, nëpërmjet kompanisë 'Sportradar', që vëzhgon koeficientat dhe që më herët ka ndikuar për dënimin e Skënderbeut me 10 vite, po për të njëjtin fenomen.