Fshihej tek 'Ali Demi'/ Arrestohet i rrezikshmi i Vlorës Taulant Manaj, u arratis pas vendimit skandaloz të gjyqtares

3 Nëntor 2019, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2019-11-03 21:25:05
TIRANË- I rrezikshmi i Vlorës, 29- vjeçari Taulant Manaj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë pas një sherri të ndodhur mes bandave në shkurt të një viti më parë në Vlorë. Sipas policisë, ai fshihej në një pallat në lagjen "Ali Demi” dhe në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, u finalizua operacioni policor i koduar “Befasia” që e çoi prapa hekurave. I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) u la i lirë në muajin gusht me një vendim skandaloz të gjyqtares Herila Çela të denoncuar edhe në Shqiptarja.com e Report Tv. Gjykata e Apelit të Vlorës vendosi ta rikthejë në burg, për konfliktin e armatosur në shkurt por kur policët shkuan në banesën e tij për të bërë shoqërimin, Manaj ishte arratisur. Në gusht të këtij viti ndaj Manajt ishte përcaktuar masa 'arrest në shtëpi' nga gjykata e faktit në Vlorë, rast ky i denoncuar fillimisht në Report TV e më pas nga ministria e Drejtësisë, e cili i kërkoi KLD-së shkarkimin e gjyqtares. Taulant Manaj u kap në flagrancë në qershor të këtij viti në Vlorë, me armë në makinë, ndërsa ishte duke vuajtur masën e sigurisë arrest në shtëpi. Më pasManaj(Beqiraj) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ngjarje kjo e ndodhur pranë Kishës Ortodokse, ku mbeti i plagosur në atë ngjarje. Dy grupe pasi lëviznin me armë, kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit, teksa armët i mbanin në makinë.

    No videos found.