FSHZH shpall tre tendera për rikonstruksion rrugësh

26 Shkurt 2020, 19:55

TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tre tendera për projektime dhe rikonstruksione rrugësh. Tenderi i parë më një fond limit 24 milionë e 853 mijë lekë është ai i aksit rrugor Qafë Qelë – Koman, ku kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 13 mars 2020. Ky segment ka një gjatësi afërsisht 29 km dhe kalon në terren kryesisht kodrinor dhe malor. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e lëvizjes. Sipas dokumenteve  bashkëngjitur tenderit kjo rrugë është në gjendje të amortizuar, e mbushur me gropa dhe pa mbrojtëse anësore.