Fugoni përplaset me makinën në aksin nacional Korçë-Kapshticë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

29 Gusht 2020, 14:40

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Kapshticë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga. Mësohet se është përplasur një fugon me një makinë. Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesve të mjeteve.

Mjetet po orientohen nga policia në një rrugë dytësore.