Funari, oazi i fshehur ndërmjet Elbasanit e Tiranës, fshati që mund të ishte destinacion turistik s'ka rrugë

24 Gusht 2020, 19:17

Me pyje të dendura dhe liqene, Funari është një oaz i fshehur në Elbasan. Për të shkuar deri atje duhet të përshkosh një rrugë të mundimshme, të paasfaltuar dhe me kthesa. Edhe pse është premtuar disa here nga zyrtarët lokalë dhe deputetët, kjo rrugë prej 20 kilometrash ende nuk është rikonstruktuar.

Bashkia e Elbasanit e promovon Funarin si një destinacion turistik, por mungesa e infrastrukturës i mban larg turistët. Rruga është një shqetësim dhe për banorët e këtyre fshatrave që thonë se po ajo degradon dita-ditës. Për të shkuar në Funar duhet të përshkosh edhe një tunel të ndërtuar në kohën e diktaturës që nuk ka ndriçim.