Fund muaji zbraz tregjet në Lushnje...shiu mbyll qytetarët në shtëpi

27 Mars 2020, 09:15

Reshjet e shiut kanë ndikuar për mirë! Në rrugët e Lushnjes ditën e sotme ka pasur më pak lëvizje se çdo ditë tjetër.

Të vetmet pika ku ka njerëz janë tek sportelet e OSHE-së si edhe të Ujësjellësit, por edhe në këtë rast respektohet distanca prej minimumi një metër.Fund muaji, ka sjellë gjithashtu edhe një numër të të vogël të blerëve në tregje, duke bërë kështu që të shmangen edhe grumbullimet e mëdha të njerëzve, panoramë kjo e parë në ditët e para të koronavirusit.