Fundjava e pensionistëve dhe prindërve me fëmijë! Në zonat e gjelbra nga e hëna nuk ka kufizime lëvizje

16 Maj 2020, 13:04 | Përditesimi i fundit: 2020-05-16 14:56:53

TIRANE-Fundjava do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje. Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.