Fundjava me të nxehtë afrikan/ Kur priten reshjet e shiut

10 Qershor 2019, 19:01

Temperaturat ditën e sotme kanë mbetur të larta, ku maksimumi ka shënuar 37 gradë celcius. Por duke filluar nga dita e martë temperaturat do të pësojnë rënie. Meteorologia Adiola Bani parashikon se dita e nesërme do të jetë nesër me reshje shiu.

"Dita e sotme do të vijojë me temteratura të larta, pasi vlera më e lartë në rang territori pritet të jetë deri në 37 gradë celucius. Pritet një ulje e temperaturave ditën e martë, kjo për shkak se sot në orët e pasdites, por edhe pasditja e nesërme në zonat malore do të sjellë shtim të vranësirave dhe rebeshe afat shkurtër shiu dhe breshëri", tha Bani.

Por duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi sërish rritje të temperaturave, ku max pritet të shënojë 38-39 gradë celcius.

"Duke filluar nga e mërkura dhe nga fundjava që presim do të kemi rritje të temperaturave ku do të regjistrohen temperatura 38-39. Pritet që kjo javë të mbyllet me temperatura të larta për shkak të masave ajrore nga veriu i Afrikës, që janë masa ajrore të nxehta kryesisht", tha për Report Tv Bani.