Fundjava zbraz rrugët e Tiranës/ Deti i pisët dhe buxheti i ulët i zhvendos qytetarët në pishina

7 Korrik 2019, 16:06

Fundjava ka zbrazur rrugët e kryeqytetit. Qytetarët për të kaluar ditët e nxehta të verës zgjedhin bregdetin, por edhe pishinat për t'u argëtuar dhe për të përballuar temperaturat e larta”.

Kështu i ka gjetur fundjava rrugët e kryeqytetit, me shumë pak njerëz dhe me shumë pak lëvizje.

Ndërkohë që dhe një pjesë e mirë e qytetarëve duket se kanë zgjedhur pishinat si destinacion për të kaluar fundjaven. Të pyetur nga Report Tv, disa prej tyre janë shprehur se pishinat janë një zgjidhje më e mirë dhe për shkak të buxhetit, por edhe prej pastërtisë.

 “Se i kam më afër edhe kushtojnë më pak"

Shumë rrallë shkojë në plazh, më pëlqejnë më shumë pishinat. Pse nuk e preferoni plazhin? Sepse jo gjithmonë e gjen të pastër, ka dhe kto problemet e veta"

Po si të thuash, ndjehem më i sigurt, sepse ujrat e plazhit këto vite kanë qenë pak  si më shumë të pista"

Ishim në plazh, por në plazh kishte shumë trafik, edhe u detyruam të vinim këtu"

Sepse janë shumë të bukura edhe kënaqem shumë, edhe me shoqet vërtet kalojmë një kohë shumë të bukur”- u shprehën disa nga qytetarët

Jugu i Shqipërisë mbetet një nga zgjedhjet e preferuara të qytetarëve, e jo vetëm nga të rinjtë. Ashtu si dhe vitet e kaluara, qytetarët zgjedhin jugun për të kaluar fundjavat, por edhe për pushimet verore.