Fundjavë e re me rregulla të vjetra dhe të paqarta, liridalje për gjyshërit dhe prindërit me fëmijë, bizneset deri në 21:00, nesër mbyllur

23 Maj 2020, 11:30

TIRANE-Rregullat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me të kaluarën për 5 bashkitë që janë ende zona të kuqe dhe për këtë ka ndikuar fakti që këtë javë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID. Por në urdhrin e ri për fundjavën ka kontradikta duke sjellë paqartësi te qytetarët dhe bizneset.