Fundoset një kat nën dhe pallati në Durrës, dy persona shpëtohen, dyshohet për të tjerë nën rrënoja

26 Nëntor 2019, 13:03

Një pallat në Durrës është fundosur më shumë se një kat nën dhe si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.

Pallati i fundosur është në lagjen nr6 të Durrësi, ku në të janë shpëtuar dy persona të cilët janë dërguar në spital. Dyshohet se brenda rrënojave të pallatit ka edhe persona të tjerë brenda.

    No videos found.