Fundvit me Bujar Kapexhiun dhe Marsela Çibukajn/ Pjesa e tretë

31 Dhjetor 2019, 16:13 | Përditesimi i fundit: 2020-01-01 14:13:08

Këngëtarja Marsela Cibukaj ka qenë e ftuara e përzgjedhur për të përmbyllur vitin 2019 në “Rreze Dielli” e cila së bashku me aktorin Bujar Kapexhiu i dhanë një rëndësi të veçantë puntatës së fundit për këtë vit.

Ka qenë një vit i suksseshëm ky për Marsela Cibukaj, e cila solli një nga këngët e dashurisë më të pëlqyera për publikun shqiptar “Thërrime dashurie” dhe madje një transformim në pamjen e saj fizike e bëri atë të ishte burim frymëzimi për shumë vajza të cilat vuajnë nga kilogramët e tepërt.