“Furra e bukës shet kafe e unë jo”, pronarja e lokalit e revoltuar me qeverinë

8 Maj 2020, 10:32

Shumë e ashpër me vendimet e qeverisë sidomos për mbylljen e kafeneve ka qënë një zonjë që u bë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me moderatorin Andi Kapxhiu. Ajo ishte tepër e revoltuar se pse furrat e bukës që janë funksionale këtë periudhë shesin kafe dhe këtë gjë nuk e bëjnë dot lokalet. Zonja sqaron se e ka marrë pagën e “luftës” për muajin mars si biznes i vogël që është por nuk i mjafton. Në fund qytetarja komenton edhe protokollin e sigurisë që duhet të zbatojë kur baret të hapen.