Furtunë shkarkimesh në Superligë! Pas Lerdës, 'i pritet koka' dhe Shkëmbit

15 Dhjetor 2019, 11:40

TIRANË- Të gjitha humbjet mund të “përtypen”, por ajo në derbi është diçka që nuk mund të harrohet lehtë. Pas humbjes 1-2 ndaj Tiranës, klubi i Partizanit ka shkarkuar trajnerin Franco Lerda. Ka qenë vetë klubi që ka dhënë njoftimin zyrtar se kanë ndërprerë bashkëpunimin teknikun italian.

"Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive", njofton KF Partizani.

Gjithashtu ditën e sotme është shkarkuar edhe Bledi Shkëmbi i Teutës. Ky vendim i drejtuesve erdhi pas humbjes 4-0 nga Kukësi.

"Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi.Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë', njofton skuadra bregdetare.