Fusha e prishur dhe me gropa në prag të derbit të kryeqytetit në Air Albania

4 Dhjetor 2020, 19:15

Fusha e gjelbër e stadiumit Air Abania vijon të jetë me probleme të mëdha edhe pse nga ndeshja e fundit ka kaluar gati 15 ditë.

Kështu për ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit ajo nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej rëndësisë së kësaj sfide. Siç duket edhe në video një pjesë e mirë e fushës nuk e ka fare barin e gjelbër, por është me dhe.