Fushata elektorale/ Çupi: Meta duhet shkarkuar! Andoni: PD nuk ofron alternativë

5 Prill 2021, 17:41

Për analistët, Ben Andoni dhe Frok Çupi, Kolegji Zgjedhor mori vendimin e duhur për fletën e votimit me numra pasi ky model aplikohet në shumë vende të botës përfshirë edhe Kosovën. Analistët komentuan dhe ecurinë e fushatës ku vlerësuan Partinë Socialiste se po respekton masat ndaj pandemisë në rrespekt të jetës së qytetarëve, ndërsa për PD mendojnë se nuk ka sjellë atë alternativë që prisnin shqiptarët.

Propozimin e Partisë Socialiste që fleta e votimit të jetë me numra, analistët e cilësojnë të duhurën për votuesin.

Por, fleta edhe kaq është e ngatërruar për votuesin, jo më me emra. Palët  të flisnin për detajet teknike sepse kjo dallon ndershmërin që kanë për zgjedhjet. Por, në këtë formë mendoj se është e thjeshtë për publikun”, thotë Andoni.

 

“E pa printueshme  me gjithë emrat e kandidatëve dhe një rëndesi psikologjike për votuesin, çdo votues është i ndërgjegjshëm se çfarë numri ka kandidati dhe partia që preferon”, thotë Çupi.

Sipas analistit, Ben Andoni, fushata e Partisë Socialiste është më racionale, kurse fushata që po zhvillon  PD ka mungesa.

“Në këtë zgjedhje PS i thërret gjykimit racional, referuar atë ç’ka ka sjell këto 8 vite. Bashës i mungon substancë, mendoj se libri nuk  i ka dhënë impaktin që ai ka besuar, pasi njerëzit presin alternativë të dukshme”,  tha Andoni.

 

“Çështja e rëndësishme është fakti që një parti tenton të fitojë vota, jeton me vdekjen e njerëzve, shfrytëzon ato për gjithçka. Kemi të bëjmë me dy fronte, atë që do shtetin, pra fRonti qytetar dhe pjesa tjetër që është në kaos”, tha Çupi.

Ndërkohë, analistët bashkohen në një pikë, se presidenti Ilir Meta ka braktisur rolin e tij kushtetues dhe është përfshirë në fushatë.