Fushë Krujë, 20 banesa të rrethuara nga uji në fshatin Murqine

10 Janar 2021, 09:01 | Përditesimi i fundit: 2021-01-10 09:02:34

Vijon prej 72 orësh përmbytja në fshatrat Murqine, Mallkuç dhe Bilaj. Me qindra hektarë tokë vijon të jetë nën ujë.

Situata më problematike paraqitet ne fshatin Murqine ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë dhe mbi 20 banesa në këtë fshat janë të rrethuara nga uji.

E njëjta situatë paraqitet dhe në fshatrat fushore të Ishmit si Gjuricë, Fushkapedane, Fushkertushaj etj. ku sipërfaqe prej dhjetëra hektar toke bujqësore janë nën ujë prej 72 orësh. Është tërhequr uji në fshatin Derven.